Njoftim

Prishtinë

7 shtator 2020

 

Duke pasur parasysh që nga data 16 deri më 22.09.2020,  është java e Sigurisë Rrugore e cila manifestohet në mbarë Evropën duke dhënë premtimin/betimin për respektimin e rregullave të trafikut.

 

Departamenti i Këshilli Koordinues për Siguri në Trafikun rrugor është zotuar karshi mekanizmave ndërkombëtar që do t’i  inkurajoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për plotësimin e këtij premtimi/betimi on-line në web faqen e ROADPOL.

 

Në linkun më poshtë gjeni faqen on - line për plotësim:

 

https://www.roadpolsafetydays.eu/content/make-your-pledge 


Koha juaj është e vlefshme por plotësimi i këtij premtimi është 30 sekonda dhe shpëton jetë duke respektuar rregullat e trafikut.

 

Ndihuni të lirë të shpërndani këtë link, konsiderojmë që do të rris vetëdijen tek qytetarët në respektimin e rregullave të trafikut.

 

Motoja e ditëve të Sigurisë Rrugore:   Qëndroni gjallë dhe shpëtoni jetë!

 

Ju falemnderit për mirëkuptimin tuaj!

Foto Galeria

Video Galeria