Njoftim
Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ nr.03/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ 01/2013 mbi Stabilimentet dhe Pajisjet për Ngasje të Automjeteve me Gas.
Me këtë udhëzim janë përcaktuar kushtet, kriteret dhe procedurat për marrjen e autorizimit për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gas dhe marrjen e licencës për punë të puntorisë për servisim të automjeteve.
Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është krijimi i lehtësirave administrative-teknike dhe ligjore për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari, duke iu mundësuar qasje të barabartë e jodiskriminuese dhe krijimin e një tregu të lirë në këtë fushë. Me ndryshimet dhe plotësimet e bëra përmes këtij akti nënligjor hiqet barriera e autorizimit të më tëpër institucioneve për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gas, që është në përputhje me vendimin nr. 17/44, datë 12.08.2015, të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi eliminimin e të gjitha veprimeve që kufizojnë konkurrencën e lirë.
Shkarko këtu Udhezimin Administrativ nr. 03/2016