Njoftim

16 shkurt 2017



Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se në kilometrin e trembëdhjetë të rrugës rajonale Pejë – Bogë ka pasur rrëshqitje të dheut. 


Me gjithë atë, ky aks rrugor mbetet i hapur për qarkullim, ndërsa ekipet e MI-së dhe kompania e kontraktuar do të kujdestarojnë 24 orë çdo ditë, për të mirëmbajtur dhe pastruar këtë rrugë, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet pa problem.


MI i këshillon qytetarët për kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këtë pjesë të rrugës. 

 

Foto Galeria

Video Galeria