Nisin punimet për fazën e dytë të rehabilitimit të rrugës rajonale Kijevë–Malishevë (R119)
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka përcjellë nga afër nisjen e punimeve për fazën e dytë të rehabilitimit të rrugës rajonale Kijevë–Malishevë (R119).
Kjo fazë përfshin rehabilitimin e 3.1 kilometrave rrugë, me një investim prej 1.1 milion eurosh nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Projekti parasheh rikonstruktimin e plotë të rrugës, asfaltimin, rregullimin e trotuareve dhe stacioneve të autobusëve, sistemin e kullimit dhe sinjalizimin rrugor.
Së bashku me fazën e parë, rehabilitimi përfshin gjithsej 11.7 kilometra, duke përmirësuar infrastrukturën dhe sigurinë rrugore për mbi 11 mijë banorë të zonës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në realizimin e investimeve që lehtësojnë qarkullimin dhe rrisin sigurinë për të gjithë qytetarët.
Kliko VIDEO










