Nis projektimi i autostradës më të gjatë në Kosovë

 

Prishtinë,

29 gusht 2018

 

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar kontratën për “Hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e autostradës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren”.

 

Rruga që do të lidhë këto qytete do të ketë gjatësinë 91 kilometra.Vlera e kontratës së projektimit është 1,039,532.80 €, ndërsa punëkryes janë konzorciumi Infra Plus & Infra Tek, Prishtinë.

 

Ky është edhe një hap më tepër i Qeverisë Haradinaj, konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës, me në krye ministrin Lekaj, drejt lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të Kosovës, duke afruar qytetet mes vete me rrugë të standardeve evropiane.

Foto Galeria

Video Galeria