Nënshkruhet Udhëzimi Administrativ (MI) Nr. 05/2017 për shënimin e automjeteve me destinim të veçantë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka nënshkruan Udhëzimin Administrativ (MI) nr. 05/2017 për shënimin e automjeteve me destinim të veçantë.

 

Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohen kushtet, forma, ngjyra, madhësia,  përmbajtja, mënyra e vendosjes së shenjës dalluese në automjetet e kategorisë A, A1, A2 dhe B, B1, si dhe tabela e cila vendoset në automjetet që bëjnë transportin e organizuar të fëmijëve dhe nxënësve.

 

Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ zbatohen për shoferin, i cili e merr patentë shoferin për herë të parë në kategorinë A dhe B dhe që kanë kohën provuese prej dy vjetësh, si dhe shoferin që drejton automjetin, i cili bënë transportin e organizuar të fëmijëve dhe nxënësve.

 

Shoferi fillestar dhe shoferi i ri duhet që ta vendosin shenjën dalluese – tiketën ngjitëse në automjet, siç është përcaktuar në shtojcën I të këtij Udhëzimi Administrativ.

 

Tiketa ngjitëse duhet të ngjitet në këndin e sipërm të xhamit ballorë dhe në anën e përparme të xhamit në pjesën e brendshme të automjetit, në anën e bashkudhëtarit (ana e dajthtë) në automjetin e kategorisë B1 dhe B, ndërsa te automjetet e kategorisë A, A1, A2 duhet të vendoset mbi ose nën targa të regjistrimit.

 

Mjetet të cilat bëjnë transportin e organizuar të fëmijëve dhe nxënësve duhet të jenë të shënuara me shenjë të veçantë, siç është përcaktuar në shtojcën II të këtij Udhëzimi Administrativ.

 

Në këtë link mund ta shkarkoni Udhëzimin Administrativ : 

 

http://mi-ks.net/sq/udhezimet-administrative 

Foto Galeria

Video Galeria