Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e rrugës Junik - Gjeravicë

Prishtinë, 20 qershor 2019

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Junikut, Agron Kuqi, përmes së cilës MIT financon ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë. 

 

Shuma e ndarë për këtë rrugë është 4 milionë euro, e paraparë për 3 vite. 

 

Me rastin e kësaj marrëveshjeje, ministri Lekaj theksoi edhe njëherë vendosmërinë e tij, që ministria që ai drejton, të implementojë projekte në dobi të qytetarëve të secilës komunë në Republikën e Kosovës. 

 

Ndërsa kryetari Kuqi, shprehu mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Junikut për investimet tejet të rëndësishme që MIT ka drejtuar në komunën e tyre.


 

Foto Galeria

Video Galeria