Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Rahovecit
Prishtinë, 24 gusht 2015
Sot në Ministrinë e Infrastrukturës ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi midis kësaj ministria dhe Komunës së Rahovecit.
Qëllimi i këtij memorandumi është financimi i disa projekteve infrastrukturore në komunën e Rahovecit, duke rritur dhe forcuar në këtë mënyrë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në sferën e infrastrukturës.