Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare - Slivovë

 Prishtinë, 8 prill 2019

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të hënën nënshkroi kontratën për projektin “Asfaltimi i rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë”.

 

Kjo rrugë që lidhë 5 fshatra të Ferizajt ka gjatësi 9.7 kilometra, ndërsa vlera e kontratës është 1,821,792.19 €.

 

Punimet në këtë segment do të fillojnë brenda muajit prill, ndërsa afati kohor për kryerjen e punimeve është 350 ditë pune. 

Foto Galeria

Video Galeria