Në Obiliq u përurua ura që lidh Hamidinë dhe Plemetinin

 Prishtinë, 1 gusht 2016


Sot, kryeministri Isa Mustafa, bashkë me ministrin Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, vunë gurthemelin e urës që lidh fshatrat Plemetin dhe Hamidi të komunës së Obiliqit.

Kryeministri Mustafa tha se ky është projekt i rëndësishëm për këtë vend dhe se Qeveria do të mbështesë edhe më tej projekte të tjera në Obiliq, ndërsa ministri Zharku midis tjerash tha se vlera e projektit të ndërtimit të urës është rreth 370 mijë euro dhe se ajo do të ndërtohet për një vit kalendarik. “Ura i ka dy pjesë: pjesën e parë me gjatësi 70 metra dhe pjesën e dytë 10 metra dhe me gjerësi prej pesë metrash, si dhe anash nga 1 metër e gjysmë trotuare”, tha ministri Zharku. “Investime të tilla po përmirësojnë kualitetin të jetës së qytetarëve në pjesët rurale, si dhe po ndihmojnë në zhvillimin  ekonomik dhe të bujqësisë së këtyre pjesëve”, tha ai.

Foto Galeria

Video Galeria