Në Ministrinë e Infrastrukturës shënohet 25 Nëntori, dita për eliminimin e dhunës ndaj gruas

Edhe sivjet, sikurse viteve të mëparshme, në Ministrinë e Infrastrukturës iu ka kushtuar kujdes meritor shënimit të 25 nëntorit, Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas. Kjo datë edhe sivjet u shënua me organizimin e fushatës, që ka për qëllim sensibilizimin e mëtutjeshëm për ngritjen e shkallës së vetëdijes për luftimin dhe eliminimin e dhunës ndaj gruas. Kjo fushatë, e cila ka një shtrirje të gjerë në mbarë botën, i jep asaj karakter mbarënjerëzor. 


Dhuna ndaj gruas është problem i përmasave të mëdha, andaj shënimi i kësaj dite ka për qëllim që dhunën ndaj gruas ta ngre si problem, për eliminimin e të cilit duhet të angazhohen të gjithë - femra e meshkuj në mbarë botën.   

 

Spas fjalëve të zyrtares për barazi gjinore në MI, Adelina Kadiri-Sokoli, sivjet në Ministrinë e Infrastrukturës janë bërë përpjekje që fillimi i fushatës kundër dhunës ndaj gruas të begatohet edhe me forma të tjera. Në kuadër të kësaj, sivjet për punëtorët e MI  janë përgatitur mesazhi sensibilizues për Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas, që do t’u dërgohet atyre nëpërmjet postës elektronike, kordelja e bardhë, që simbolizon luftën për elkiminomin e dhunës ndaj gruas dhe broshura “Ligji për Barazi Gjinore”.

 

Foto Galeria

Video Galeria