Ndryshim në agjendën e aktiviteteve të nesërme të ministrit të MTPT, Fatmir Limaj

Nga Kabineti i ministrit të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit njoftohet për një ndryshim në agjendën e aktiviteteve të ministrit Fatmir Limaj për ditën e nesërme.

 

Kështu, nesër, më 3 qershor  2009, në orën 13:00, në vend të përurimit të paralajmëruar të rrugës në fshatin Ratishë të komunës së Deçanit, që është shtyer për një ditë tjetër, Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit,  Fatmir Limaj, do të përurojë nënkalimin  në rrugën magjistrale M9 Prishtinë-Pejë, afër shkollës në fshatin Kliçinë të Kuvendit Komunal të Pejës.

 

Po nesër, në orën 14:00, ministri Limaj do të bëjë edhe përurimin e rrugës së asfaltuar në  fshatin Ozdrim të komunës së Pejës.

 

Me këtë rast ftohen të gjitha mediat që t’i përcjellin këto aktivitete.

 

Transportin për gazetarë e siguron MTPT-ja, ndërsa nisja bëhet në orën 11:00, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Përfaqësuesit e mediave duhet ta bëjnë konfirmimin e ardhjes deri në orën 10.30 në tel. 044 186 277.

Foto Galeria

Video Galeria