MMPHI organizon trajnimin dhe dhënien e provimit për menaxher të transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave
Nga tash e tutje MMPHI organizon trajnimin dhe dhenien e provimit per menaxher te transportit rrugor te udhetareve dhe mallrave dhe kualifikimin profesional per shofer profesionist.
Pas hyrjes ne fuqi te udhezimit te ri administrativ, jane nenshkruar edhe vendimet qe rrjedhin nga ky UA. Me ane te ketij procesi synohet fuqizimi dhe ngritja e cilesise se sherbimeve ne fushen e transportit nderkombetar te udhetareve dhe mallrave per te mundesuar qasjen ne tregun rajonal dhe europian.
Nga tani e tutje, te gjitha trajnimet dhe certifikimet perkatese per kandidatet do te jene shumefish me te uleta. Nga 300 euro, sa ishte kostoja e trajnimit dhe rilicensimit per menaxher per 10 vite me radhe, me hyrjen ne fuqi te UA te perpiluar nga ne dhe vendimet e nxjerra, kandidatit do t'i kushtoje vetem 35 euro per here te pare dhe 15 euro per rilicensim.
Deri tani, ky proces eshte percjelle me shkelje dhe dyshime per korrupsion. Nga viti 2009 deri ne vitin 2023, nuk jane inkasuar mjetet ne buxhetin e shtetit nga institucionet perkatese per keto pagesa, ashtu sic parashihej ne udhezimin administrativ.
Nese vetem nje kandidat ka paguar 300 euro, qe nuk jane reflektuar si te hyra ne buxhet, mund ta imagjinoni sa mjete eshte demi qe i eshte shkaktuar shtetit. Ndonese hetimet kane nisur pas raportimit dhe iniciatives tone para shume kohesh, ende nuk ka asnje veprim konkret nga ana e Prokurorise.
Njoftohen te gjithe kandidatet qe jane ne listen e pritjes per t'u certifikuar apo rilicensuar qe nga tani e tutje do ta kene mundesine t'i perfundojne trajnimet dhe testimet e nevojshme ne MMPHI, pra ne departamentin perkates.