MMPHI fillon me procesin e digjitalizimit të shërbimeve për licensim edhe në tre fusha tjera
Kemi filluar me procesin e digjitalizimit te sherbimeve per licensim edhe ne tre fusha tjera si:
- sherbimet qe nderlidhen me auto shkolla dhe profesione relevante;
- sherbimet gjeodezike dhe sherbimet per arkitekte dhe inxhiniere; si dhe
- sherbimet qe nderlidhen me Direktivat e Bashkimit Evropian.
Sot, takuam Koordinatorin per Procesin e Barres Administrative, z. Kushtrim Canolli, perfaqesuesen e Ambasades Gjermane ne Kosove, znj. Vera Baumann, perfaqesuesit e projektit te GIZ-it per mbeshtetjen e procesit te barres administrative dhe grupin punues te MMPHI-se, per te shprehur perkushtimin per finalizimin e ketij procesi si dhe per te pare prototipin e zhvilluar ne kete faze per digjitalizim te sherbimeve qe nderlidhen me licensimin e auto shkollave dhe profesioneve relevante.
Ne kuader te Programit per Parandalimin dhe Zvogelimin e Barres Administrative 2022-2027, eshte parapare thjeshtimi dhe digjitalizimi i sherbimeve per qytetare dhe biznese, qe nderlidhen me licensimin e auto shkollave dhe profesioneve relevante, sherbimeve gjeodezike dhe sherbimeve te licensimit per arkitekte dhe inxhiniere qe do te zvogeloje barren administrative per qytetare dhe biznese dhe do te ule nivelin e jo formalitetit gjate marrjes se tyre.
Bashkarisht u zotuam, per vazhdimin, koordinimin dhe bashkepunimin e metutjeshem te procesit deri ne fund, per te gjitha sherbimet ne te mire te qytetareve dhe bizneseve. Ky eshte nje hap tjeter i domosdoshem e i rendesishem drejte digjitalizimit si reforme e rendesishme per rritjen e cilesise, efikasitetit dhe transparences.