Ministria e Infrastrukturës, ngrit cilësinë e aftësimit të ligjëruesve profesional për patentë shofer

Prishtinë, 29 gusht 2018


Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar udhëzimin administrativ NR. 09/2018 për ndryshim dhe plotësim të udhëzimit administrativ NR. 21/2017 për mbajtjen e trajnimeve dhe seminareve në fushën e patentë shoferit.


Plotësimet dhe ndryshimet e bëra kanë për qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave për aftësimin e ligjëruesve profesional në fushën e patentë shoferit.


Një nga ndryshimet është kohëzgjatja e dhënies së autorizimit për subjektin, i cili tani është 5 vjet. 


Gjithashtu sigurohet cilësia e programeve për seminaret e nevojshme të cilat duhet të akreditohen nga organi kompetent, Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Foto Galeria

Video Galeria