Ministria e Infrastrukturës nënshkruan një memorandum me komunën e Istogut

Prishtinë, 2 shkurt 2017


Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë, me të cilin Ministria e Infrastrukturës merr përsipër financimin e realizimit të projekteve infrastrukturore: 

 

Asfaltimi i rrugës Istog – Cerrcë në Istog, në vlerë prej 250,000 €

Asfaltimi i rrugës Saradran – Ozdrim në Istog, në vlerë prej 220,000 €

Asfaltimi i rrugës Bellopojë dhe Zhakovë në Istog, në vlerë prej 225,000 €

Asfaltimi i rrugës Shushicë dhe Uçë në Istog, në vlerë prej 290,000 €

Asfaltimi i rrugës Banjë dhe Baicë në Istog, në vlerë prej 100,000 €

Asfaltimi i rrugës Dubravë në Istog, në vlerë prej 150,000 €

Asfaltimi i rrugës Gurakoc – Lagja Qukaj, në vlerë prej 100,000 €

Shtruarja e rrugëve me kubëza në fshatin Dobrushë KK Istog, në vlerë prej 15,000 €

 

Komuna e Istogut do të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, do të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin komision do të marrë pjesë edhe një anëtar i MI-së. 

 

Po ashtu, Komuna e Istogut obligohet që të sigurojë edhe kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me kualitet të lartë. 

 

Foto Galeria

Video Galeria