Ministria e Infrastrukturës mbajti takimin e radhës për koordinimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në eleminimin e transportit ilegal

Prishtinë

11 maj 2016

U mbajt takimi i radhës lidhur me transportin ilegal të udhëtarëve. Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me policinë e Kosovës si dhe inspektoriatet komunale, është duke vazhduar aksionin për largimin e kombibusëve dhe veturave, të cilat po vazhdojnë  të operojnë ilegalisht në relacionet ndërurbane.

 

Përktazi me këtë problem, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi tha se Ministria e Infrastrukturës, është duke punuar në drejtim të largimit të transportuesëve ilegal nga rrugët e vendit por njëkohësisht është duke punuar edhe në realizimin e projekteve të tjera të cilat do të ndihmojnë në qarkullimin më të lehtë të qytetarëve të vendit tonë. Me këtë rast zvëvendësministri Muharremi pohoi se ministria jonë është duke vazhduar për të siguruar transportin në drejtim të Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ministria e Infrastrukturës është duke punuar rreth plotësim nndryshimit të ligjit për transportin rrugor ku ministria do të ftojë të gjitha palët e interesit që të japing kontributin e tyre: komunat, policia, shoqatat e transportuesëve etj. 

 

Si konkluzione të këtij takimi ishin që transporti i licensuar  të vazhdojë sipas linjave të përcaktuara, pastaj vazhdimi i bashkëpunimit në mes të inspektoriateve komunale dhe atij të MI-së dhe policisë në largimin e këtij transporti. Të vazhdohet me konfiskimin e këtyre automjeteve të cilat janë ilegale. Gjithashtu u tha se në këto takime duhet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e gjykatave.  

 

Takimin në fjalë e organizoi Ministria i Infrastrukturës, ndërsa të pranishëm ishin përfaqësues të Policisë së Kosovës, përfaqësues të inspektoriatit nga këto komuna: Prishtina, Mitrovica, Vushtrria, Drenasi, Skenderaji, Podujeva, Lypjani, Fushë Kosova dhe  Graçanica. 


 

Foto Galeria

Video Galeria