MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE POLICIA E KOSOVËS MBAJTËN KONFERENCË TË PËRBASHKËT PËR MEDIA PËR DITËN BOTËRORE TË PËRKUJTIMIT TË VIKTIMAVE TË AKSIDENTEVE RRUGORE
15 nëntor, 2015
Sot në ditën botërore e përkujtimit të viktimave në aksidente rrugore, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës,mbajti konference per media ku raportuan per numrin e aksidenteve rrugore dhe shkaqet e ketyre aksidenteve. Vetem për 10 muaj të këtij viti, 106 persona kanë humbë jetën në aksidente rrugore. Që është numër në rritje nëse krahasohet me vitin e kaluar. Sipas Policisë së Kosovës, shkaktar kryesor për këtë gjendje, mbetet tejkalimi i shpejtësisë.
Ministria e Infrastruktures do të shpërndajë broshura me përmbajte informuese për aksidentet në komunikacion, me qëllim të informimit e vetëdijesimit të qytetarëve në rrugë.
Institucioni i Policisë dhe ai i Ministrisë së Infrastrukturës, theksuan se prioritet iu mbetet zvogëlimi i aksidenteve rrugore.
Jeton Rexhepaj nga Policia e Kosovës, bëri të ditur se krahasuar periudhën janar-tetor të vitit të kaluar, këtë vit numri i aksidenteve ka shënuar rritje, , në vitin 2011 humbën jetën 107 persona në aksidente rrugore, derisa në vitin 2012, 2013 dhe 2014 pati rënie.
Ndërsa, Xhemë Veseli Drejtor per Siguri ne Komunikacion nga Ministria e Infrastrukturës tha se gjatë vitit kanë shpërndarë një numër të madh të broshurave me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve në rrugë, gje qe do te bejne sot gjate gjithe dites me Drejtorine e Inspektoratit te Ministrise se Infrastuktures.