Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Vitisë nënshkruan memorandumin për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë

Ministri i MI-së, z. Lutfi Zharku ka pritur sot kryetarin e Vitisë, z. Sokol Haliti, me ç’rast nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Vitisë. Ky memorandum ka për qëllim financimin e asfaltimit të rrugës në fshatin Devajë dhe Radivojcë, asfaltimin e rrugës në fshatin Terpezë dhe Ballancë, si dhe asfaltimin e rrugës në fshatin Remnik i Ri – Nasale (Viti – Gjilan). Ministria e Infrastrukturës i financon këto projekte në shumën e tërësishme prej 397.000 eurosh, kurse procedurat e realizimit të këtyre projekteve do të zhvillohen nga ana e komunës së Vitisë. Gjatë takimit ministri Zharku shprehu përkushtimin e tij edhe për përkrahjen me bashkëfinancim vazhdimin e rrugës Komogllavë – Tërstenik deri në Sllatinë, rrugën Viti – Kërbliq, disa lagje në zonat rurale dhe urën në qytetin e Vitisë. 

 

Shkarko MEMORANDUMIN E MIREKUPTIMIT 

Foto Galeria

Video Galeria