Ministri Zharku viziton Kaçanikun dhe inauguron tri projekte rrugore
Prishtinë
23 qershor 2016
Nesër më 24 qershor 2016, Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve për asfaltimin e tri projekteve rrugore në komunën e Kaçanikut.
Fillimisht ministri Zharku do ta vizitojë komunën e Kaçanikut, duke filluar nga ora 12.00.
Projektet të cilat do të fillojnë të ndertohen janë: ndërtimi i rrugës që lidhë pjesën Jugore të Kaçanikut me rrugën Nacionale N2 Kaçanik, ndërtimi i rrugës Gjergjedellë Kaçanik, si dhe asfaltimi i Rrugës Kaçanik- Stagovë (Laxha Dushkaja Lagja Dashi).
Inaugurimi I fillimit të këtyre punimeve do të jetë, në ora 12.00.
Ftojmë mediat e shkruara dhe elektronike për përcjelljen e këtij inaugurimi.
Njofton
Divizioni për Komunikim me Publikun
Ministria e Infrastrukturës