MINISTRI ZHARKU VIZITOI RAJONIN E DRAGASHIT

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, së bashku me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, qëndruan në vizitë punë në komunën e Dragashit, ku paten një takim me kryetarin e kesaj komune, Salim Jonuzin.

Gjatë takimit kreu komunal, Jonuzi, i njohu mysafirët me rrjedhat aktuale në komune, me theks në projektet e infrastrukturës rrugore, për të cilat ka nevojë komuna. Ministri Zharku tha se Ministria e Infrastrukturës është e përkushtuar që t’i mbështesë projektet zhvillimore në lëmin e infrastrukturës rrugore, ndërsa ambasadori Minxhozi paraqiti idenë për ndërtimin e rrugës nga të dy anët e kufirit deri në vendkalimin kufitar në Shishtavec, që do të ndikonte në zhvillimin e mëtutjeshëm të komunikimit dhe të lëvizjes së qytetarëve të rajonit të Dragashit dhe të atij të Kukësit. Rruga deri te pika kufitare e Shishtavecit nga ana kosovare ka një gjatësi prej 1.5 kilometrash.

Pas takimit ministri Zharku, ambasadori Minxhozi dhe kreu komunal Jonuzi vizituam fshatin Borje të Shqipërisë, ku u takuan me krerët e fshatin, të cilët shfaqën interesim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e rrugës deri te pika kufitare e Shishtavecit.

Image

 

Në vazhdim të këtij aktiviteti, ministri Zharku vizitoi tunelin e Restelicës, projekt i Ministrisë së Infrastrukturës dhe rrugën që lidh Opojën me Dragashin, ndërtimi i së cilës do ta shkurtonte më shumë de dy herë rrugën deri në Dragash.

Foto Galeria

Video Galeria