Ministri Zharku vizitoi punimet në rehabilitimin e rrugës Muçivërc-Kranidell

Prishtinë, 30 maj 2017

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë vizitoi punimet në rehabilitimin e rrugës Muçivërc-Kranidell në komunën e Kamenicës.

Ky projekt infrastrukturor i financuar nga Ministria e Infrastrukturës ka një gjatësi prej 11985 metrash dhe gjerësi prej 6 metrash, ndërsa kosto e këtij projekti kap vlerën prej 1,099,294.69 eurosh.

Ministri Zharku uroi banorët e kësaj zone të thellë malore të Kamenicës për rrugën në ndërtim duke u shprehur mjaft i kënaqur për këtë projekt të ri infrastrukturor i një rëndësie të veçantë, i cili do të lehtësojë qarkullimin e banorëve dhe do të lidh këtë zonë malore me qytetin e Kamenicës dhe Gjilanit duke mundësuar një zhvillim të hovshëm.

 

Foto Galeria

Video Galeria