Ministri Zharku vizitoi punimet në autostradën Arbën Xhaferi
19 Nëntor 2015, Prishtinë
Sot në një vizitë pune ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku i shoqëruar nga kabineti i tij dhe përfaqësues të kompanisë Bechtel&Enka vizituan punimet në autostradën Prishtinë Hani i Elezit.
Përfaqësues të kësaj kompanie thanë se gjithçka po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe tanimë nyja lidhëse e rrugës 6 dhe 7, dhe ajo që lidh Rrugën e Gjilanit janë në qarkullim.Punimet po ecin mirë dhe asfaltimi ka arritur deri në Lipjan kurse hapja e trases deri në Babush të Ferizajt.
Vlen të theksohet se punimet e kësaj autostrade pritet të përfundojnë në fund të vitit 2017, ndërsa do të kushtojë 600 milionë euro.