Ministri Zharku takoi shefin e FMN-së për Kosovë, Jacques Miniane
Prishtinë, 16 nëntor 2016
Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, të kryesuar nga shefi i këtij institucioni, Jacques Miniane.
Në këtë takim u bisedua për ecurinë e zhvillimit të projekteve strategjike të Ministrisë së Infrastrukturës dhe për nevojat buxhetore të domosdoshme të MI-së për realizimin e këtyre projekteve.
Në veçanti u bisedua për punimet që po zhvillohen në ndërtimin e autostradës Arbën Xhaferi, për mundësitë e financimit të autostradës së re Prishtinë-Gjilan, projektin e rrugës N9 Prishtinë Pejë, projektin Gjurgjicë Klinë, projektin Skënderaj-Drenas, rikonstruktimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, si dhe për projekte të tjera infrastrukturore.
Po ashtu, u bisedua edhe për mundësinë e investimit në përmirësimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës hekurudhore dhe për aviacionin civil shërbimet ajrore të navigimit në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë.