Ministri Zharku takoi kryetarin e Komunës së Gracanicës Vladeta Kostić

3 shkurt, Prishtinë

Ministri i Infrastrukturës z. Lutfi Zharku priti sot Kryetarin e Komunës së Graçanicës Vladeta Kostić me bashkëpunetorë. z. Kostiq falënderoi ministrin për bashkëpunimin e deritanishëm për përfundimin e shumë projekteve në zonën e Graçanicës.  Ai, po ashtu e njoftoi për zhvillimet në këtë Komunë dhe nevojën e përfundimit të projekteve infrastrukturore të cilat kanë mbetur të papërfunduara.

Ministri Zharku, nga ana tjetër, shprehu gatishmërinë për mbështetjen e komunës së Graçanicës duke e forcuar në këtë mënyrë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në sferën e infrastrukturës.


Foto Galeria

Video Galeria