Ministri Zharku takoi ambasadorin austriak në Kosovë Gernot Pfandler

16 nëntor 2015

Ministri i Infrastrukturës z.Lutfi Zharku priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë  në Kosovë z. Gernot Pfandler.Ambasadori Pfandler e përgëzoi Ministrin Zharku për progresin në projektet e infrastrukturës rrugore vitet e fundit si dhe tregoi vullnetin e tij për kontribut nga shteti austriak për pjesëmarrje të cfarëdo forme në projektet  e Ministrisë së Infrastrukturës  si ato te Infrastrukturës rrugore apo hekurudhore.

 

Ministri Zharku informoi ambasadorin detajisht me progresin në projektet infrastrukturore si ato rrugore dhe hekurudhore e në veçanti për autostraden Prishtinë - Hani i Elezit, rrugët Prishtinë – Peje dhe Prishtinë – Mitrovicë, rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak. Ministri ftoi ambasadorin të njoftoj kompanitë austriake së janë të mirëpritur të marrin pjesë në të gjithë tenderët publik të të gjitha projekteve të Ministrisë së Infrastrukturës.

 

Foto Galeria

Video Galeria