Ministri Zharku takoi ambasadoren kroate në Kosovë, Marija Kapitanoviq

Prishtinë, 15 mars 2017



Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për projektet e realizuara në sferën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe për ato që do të realizohen në vijim, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Kroacisë.  


Ministri Zharku e njoftoi ambasadoren Kapitanoviq më gjerësisht për projektet infrastrukturore që Ministria e Infrastrukturës planifikon t’i realizojë në të ardhmen. 


Gjatë takimit, ministri Zharku dhe ambasadorja Kapitanoviq vëmendje të posaçme i kushtuan idesë për organizimin e një forumi të bizneseve të Kosovës dhe Kroacisë, si një mundësi shtesë për të forcuar lidhjet ekonomike në mes dy vendeve në dobi të zhvillimit të mëtejmë ekonomik. 

 

Foto Galeria

Video Galeria