Ministri Zharku priti sekretarin e parë dhe zëvendës shefin e misionit të ambasadës izraelite në Beograd, Itay Milner
Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku priti në një takim sekretarin e parë dhe zëvendës shefin e misionit të ambasadës izraelite në Beograd,Itay Milner.
Në këtë takim ministri Zharku njoftoi sekretarin e parë z.Milner me projektet madhore infrastrukturore të cilat po i realizon Ministria e Infrastrukturës në funksion të zhvillimit ekonomik dhe modernizimit infrastrukturor të vendit tonë.
Z.Milner falenderoi Ministrin Zharku për pritjen dhe çmoi punën që po bën Ministria e Infrastrukturës në realizimin e projekteve të saj infrastrukturore, si dhe shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit mes të dyja shteteve.