Ministri Zharku priti perfaqësuesit e OSBE
20 Mars 2015
Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku priti në një takim përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të udhëhequr nga z. Roberto Di Donatantonio me të cilët bisedoi lidhur me transportin humanitar me autobus I cili subvencionohet nga ana e MI.
Përfaqësuesit e OSBE-së fillimisht informuan ministrin për rolin e kësaj organizate në monitorimin e transportit humanitar me autobus, dhe mbështetjen e tyre për institucionet e Kosovës për të zhvilluar një politikë të qëndrueshme të transportit të subvencionuar për komunitetet në Kosovë. Me këteë rast perfaqesuesit e OSBE-se prezentuan raportin e hartuar në shkurt të këtij viti “Transporti i veçantë për komunitetet në Kosove”, dhe I dorëzuan ministrit një kopje të këtij raporti.
Nga ana tjeter Ministri Zharku njoftoi përfaqësuesit me gjendjen aktuale të transportit humanitar me autobus, perfshire linjat funksionale si dhe ato qe jane ne procedure te tenderimit. Ministri shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar me subvencionimin e transportit humanitar me autobus por duke u bazuar ne vleresimet e reja të situates aktuale të sigurisë, mundësinë e komercializimit të disa linjave si dhe krijimit të politikave afatgjatë në këtë fushë.