Ministri Zharku priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi
Prishtinë
24 tetor 2016
Ministri i Infratsrukturës, Lutfi Zharku priti sot në një takim pune ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Gjatë këtij takimi ministri Zharku, dhe ambasadori Piero Cristoforo Sardi biseduam për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Italisë, në fushat që i takojnë Ministrisë së Infrastrukturës.
Mëtutje, Ministri Zharku e njoftoi ambasadorin Italian, me projektet që janë duke u zhvilluar në infrastrukturën rrugore, si vazhdimin e ndërtimit të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, që e lidhë Kosovën me Maqedoninë, procedurat që po zhvillohen për ndërtimin e pjesë së Autostradës Prishtinë-Nish, si dhe për projektet tjera të rëndësishme për vendin tonë.
Ministri Zharku theksoi rëndësine e ratifikimit nga Parlamenti Italian të marrëveshjes për transportin e mallrave dhe udhëtarëve.
Në anan tjetër ambasadori Sardi e njoftoi ministrin se Republika e Italisë këtë vit do ta udhëheq procesin e Berlinit përmes të cilit parashikon investime në infrastrukture në vendet e Ballkanit Përendimor .
Ministri Zharku kërkoi përkrahje në shtyerjen e këtyre proceseve me theks të veçantë për financimin e autostrades Prishtinë Merdarë dhe linjes hekurudhor Leshak Hani Elezit.