Ministri Zharku priti në një takim deputetin Fatmir Hasani dhe kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin
Prishtinë
13 korrik 2016
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti sot në një takim z. Fatmir Hasanin, deputet shqiptar në kuvendin e Serbisë dhe kryetarin e komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberin.
Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësinë e realizimit të projekteve që lidhin fshatrat e brezave kufitare në mënyrë që të lidhen banorët në të dy anët e kufirit.