Ministri Zharku priti delegacionin e BERZH-it


Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, priti sot në Prishtinë delegacionin e BERZH-it, të udhëhequr nga drejtori për Ballkanin Perëndimor, z. Holger Muent. Në këtë takim u diskutua për projektet në sferën e infrastrukturës, me theks të veçantë për linjën hekurudhore 10, pastaj për rrugët hyrëse e dalëse në Prizren, Gjilan e Ferizaj, si dhe rreth rehabilitimit të rrugës Kllokot-Gjilan, për të cilat tanimë janë të nënshkruara marrëveshjet mbi huanë. 

Vëmendje e posaçme iu kushtua edhe mundësisë së mbështetjes së autrostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, rrugës Kievë-Pejë dhe autostradës Besi-Merdarë. 

Ministri Zharku dhe Muent deklaruan se së shpejti pritet lidhja e marrëveshjeve të tjera që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës në Republikën e Kosovës. 

 

Foto Galeria

Video Galeria