MINISTRI ZHARKU PREZANTOI PUNËN NJËVJEÇARE TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS PËR VITIN 2016

Prishtinë


29 dhjetor 2016




Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, në një konferencë me gazetarë, prezantoi punën njëvjeçare të MI-së.


Fjalimi i ministrit Zharku është si vijon:

“Gjatë këtij viti projekt kryesor dhe madhor ishte zhvillimi i punimeve në Autostradën “Arber Xhaferi” Prishtinë – Hani i Elezit. Po ashtu është punuar edhe në këto projekte: Drejtimi Rrugor 6 në kuadër të rrjetit të Transportit të Evropës Juglindore lidh Koridoret VIII dhe X në Maqedoni me Prishtinën. Është përfunduar  segmeti C1 nga Kyqja R6/R7 – Kyqja Konjuh – Kyqja Babush , me gjatësi prej 20.0 km.


Vazhdimi i punimeve në trasenë Babush – Ferizaj - Doganaj. Është miratuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor,raporti i Vlerësimit të Ndikimit Ambiental dhe Social për segmentin C3 Doganaj – Hani i Elezit. Janë përgatitur elaboratet e shpronësimit dhe ka perfunduar procesi i shpronesimit per segmentet C1 dhe C2 ,dhe një pjesë e segmentit C3. Ndërsa si obejktiva në Infrastrukturën Rrugore janë:

Implementimi i projektit të Autostradës R6 Prishtinë – Hani i Elezit. Vazhdimi i zgjerimit të rrugës nacionale N9 (Prishtinë – Pejë). Vazhdimi i zgjerimit të rrugës nacionale N25 (Besi – Podujevë). Zgjerimi i rrugës regjionale R102 Komoran – Skënderaj, segmenti: Klinë e Epërme – Morinë. Programi i rehabilitimit të rrugëve Nacionale dhe Regjionale. Programi i bashkëfinacimit me Komuna për përmirësimin e gjendjes së rrugëve lokale dhe hartimi i projekteve për investime kapitale.


PROJEKTET E PËRGATITURA:


Autostrada Prishtinë – Gjilan – Konçul, R 7.1, me gjatësi: 47.1 km, gjerësi 32 metra, që do të lidhë koridorin 6, 7 dhe 10. Zgjerimi i rrugës N25 seg: rrethrrotullimi Besi – Podujevë, L=20km, Loti 5, gjatësia: 4.27 km. Rikonstruktimi i rrugës nacionale N2 seg: Udhëkryqi për Gjilan – QMI, L=8.40km. Rikonstruktimi i rrugës nacionale N9 seg: Prishtinë – Fushë Kosovë. Transiti në Komunën e Malishevës. L=13km.


Autostrada “Arber Xhaferi” Prishtinë – Hani i Elezit. Drejtimi Rrugor 6 në kuadër të rrjetit të Transportit të Evropës Juglindore lidh Koridoret VIII dhe X në Maqedoni me Prishtinën. Eshtë përfunduar  segmeti C1 nga Kyqja R6/R7 – Kyqja Konjuh – Kyqja Babush , me gjatësi prej 20.0 km. Vazhdimi i punimeve në trasenë Babush – Ferizaj - Doganaj. Është miratuar nga MMPH Raporti i Vlerësimit të Ndikimit Ambiental dhe Social për segmentin C3 Doganaj – Hani i Elezit. Janë përgatitur elaboratet e shpronësimit dhe ka perfunduar procesi i shpronesimit per segmentet C1 dhe C2 ,dhe një pjesë e segmentit C3. 


Projektet me Kornizën e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF). Autostrada “Ibrahim Rugova” segmenti Besi - Merdare (26,8 km): Ka përfunduar Studimi i Fizibilitetit dhe Ndikimit Mjedisor. Është miratuar korridori i trasesë së autostradës.


Janë definuar Termat e Referencës për hartimin e Projektit Preliminar, i cili pritet të filloj në vitin 2017. Në vitin 2017, pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes së kredisë.


Zgjerimi i rrugës N9 Prishtinë - Pejë (segmentin Kijevë – Zahaq (32 Km). Ka përfunduar i Studimi i Fizibilitetit dhe Ndikimit Mjedisor. Është miratuar korridorit të trasesë së rrugës. Janë definuar Termat e Referencës për hartimin e Projektit Preleminar, i cili pritet të filloj në vitin 2017. Në fillim te vitit 2017, pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes së kredisë.


DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT TË RRUGËVE


Menaxhimi i rrugëve nacionale dhe rajonale: 1,925 km. Autostradës në gjatësi prej 84 kilometrash. Mirëmbajtja dimërore dhe verore e rrugëve: 14 kontrata në 7 rajone të Kosovës: Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt dhe Gjakovës. 2 kompani për rajon, kujdestari 24 orëshe Realizimi i projekteve:


Zgjerimi i rrugës Nacionale N9, Prishtinë – Pejë; segmenti Arllat - Kijevë 8.75km; vlera: 17,753,903.58 euro


Gjurgjicë - Llozicë, vlera: 5.570.593,03 euro; gjatësia: 3.30 km; i përfunduar Llozicë-Mleqan, vlera: 4.478.135,93 euro; gjatësia: 2.70; i përfunduar Nënkalimi ne segmentin Arllat – Kijevë, vlera: 129,522.53 euro, i përfunduar Arllat – Kijevë, sektori D, vlera: 6.978.504,64 euro; gjatësia: 2.75; në realizim Ura në Llozicë, vlera: 388,693.00 euro, në realizim Zgjerimi i rrugës Nacionale N9, Prishtinë – Pejë, segmenti Pejë – Zahaq, 8,69 km, vlera: 9,476,552.63 euro Puna në tërë segmentin ka filluar këtë vit dhe është në realizim e sipër Zgjerimi i rrugës regjionale R102 Komoran - Skënderaj segmenti: Klinë e Epërme – Morinë, Loti 8, 27.02 km


Projektet e përfunduara:


Rehabilitimi i rrugës Nacionale N25.3: Ferizaj – Kllokot Rehabilitimi i rrugës Rajonale R112: Kllokot - Viti – Gërlicë


Asfaltimi i Rrugës Abri - Terdevc - Gollubovc

Asfaltimi i Rrugës Doberdolan - Pagarushë, faza 1 dhe 2

Asfaltimi i Rrugës Topanice - Dajkoc

Ndërtimi i Rrugës Piranë – Mamushë

Ndërtimi Rrugës Mushitisht – Budakovë - Jezerc -Ferizaj,

Ndërtimi Rrugës Pollatë – Reçicë - Demahmetaj

Ndërtimi i rruges ne fshatin Rezallë


Projekte të cilat janë duke vazhduar të realizohen:


Ndërtimi rrugës Deçan – Kufiri me Mali i Zi (Deçan-Kozhnjer).


Ndërtimi i rrugëve në fshatrat e Rugovës.


Ndërtimi rrugës Loxhë-Kerstovc- Resuje-Qollapek.


Asfaltimi i Rrugëve "B. Ademi" dhe "D. Islami“ ne Ferizaj.


Asfaltimi i Rrugës Bardhaniq – Dashinoc.


Asfaltimi i Rrugës Regjionale R 221 – Istog.


Është punuar në gjithsejt: 21.53 km rrugë nacionale; vë vlerë prej 7,781,366.01 euro.


Rehabilitimi dhe riorganizimi i rrugës nacionale N9 seg: Prishtinë - Fushë Kosovë,


Lot 1, 633,761.67 euro, 2.95 km;


Rehabilitimi dhe riorganizimi i rrugës nacionale N2 segmenti: Veternik (udhëkryqi për Gjilan) QMI Lot 2, 698,523.94 euro. 3.88 km.


Zgjerimi i rrugës nacionale N9 seg: Gjurgjicë - Kijevë sek D Loti Gjurgjicë – Llozicë, 991,418.19 euro, 3.30 km.


Zgjerimi i rrugës nacionale N25 seg: Rreth - Rrotullimi Besi -Podujevë LOT 5, 3,898,925.16 euro, 4.27 km.


Zgjerimi i rrugës nacionale N25 seg: Suharekë – Korishë, 806,946.25 euro, 1.27 km.


Shtresimi me asfalt në rrugën N9 seg: Dheu i Kuq – Mutivodë, 585,876.90 euro, 5.85 km.


Rrugë rajonale (gjithsejt: 27.81 km; 2,769,652.08 euro)


Ndërtimi i rrugës Transiti i Shtimes – Belincë, 886,676.01 euro, 2.80 km.


Rehabilitimi i rrugës Kramovik – Xërxë, 487,497.77 euro, 11.80 km.


Rehabilitimi i rrugës Lypjan – Magurë, 1,164,689.24 euro, 9.28 km.


Asfaltimi i pjesshëm i rrugës Gjilan – Novobërdë, 230,789.06 euro, 3.93 km.


Rrugë lokale (gjithsejt: 81.12 km; 9,435,576.22 euro


Vazhdimi i ndërtimit të rrugës Jabllanicë – Zaplluzhë (Prizren – Dragash), 751,693.89 euro, 3.83 km.


Ndërtimi i rrugës Vojnik - Osojan në Istog, 1,850,244.46 euro, 8.89 km.


Asfaltimi i rrugës Botushë – Koshare në Gjakovë, 725,252.49 euro, 8.30 km.


Asfaltimi i rrugës Prelez i Jerlive -Muhoc – Lloshkobare, 689,454.25 euro, 3.98 km.


Asfaltimi i rrugës Melenicë – Zabërgjë ne Mitrovice, 707,746.89 euro, 6.63 km.


Rregullimi i rrugës Hani i Elezit - Gorancë - Glloboqicë, 688,381.23 euro, 5.28 km.


Ndërtimi i rrugës Gadime e Epërme - Smallushë –Sllovi në Lipjan, vlera: 439,916.54 euro, 5.03 km.


Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Demjan 3 ne Gjakove, në vlerë prej 148,730.39 euro, 1.90 km.


Projektet e reja 2016


Asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Koshtovë me rrugën N2, 211,075.21 euro, 1.66 km.


Asfaltimi i rrugës Ivajë - Strazhë – Kaçanik, 383,106.10 euro, 4.85 km.


Asfaltimi i rrugës Pacaj – Dobrosh, 76,304.19 euro, 0.91 km.


Asfaltimi i rrugës Dëshmorët e Deçanit, 181,015.78 euro, 2.45 km.


Asfaltimi i rrugëve në fshatin Ranoc – Shtupel, 139,736.95 euro, 2.90 km.


Ndërtimi i rrugës Qafë Duhël - Topillë - Graiqevc – Papaz, 555,555.55 euro, 9.54 km.


Asfaltimi i rrugës Dol - Kusar - Goden (faza e II-të), 799,650.04 euro, 5.84 km.


Asfaltimi i rrugës Besim Ndrecaj ne Ferizaj, 74,771.59 euro, 0.75 km.


Ndërtimi i rrugës që lidhë pjesën jugore të Kaçanikut me rrugën nacionale N2 Kaçanik, 406,769.13 euro, 1.17 km.


Ndërtimi i rrugës Gjurgjedell – Kaçanik, 379,965.66 euro, 4.47 km.


Divizioni i mbështetjes teknike, pronave, sigurisë rrugore dhe peshoreve njësia e peshoreve ka intervistuar gjithsejt 2,796 automjete transportuese, 222 raste për kundërvajtje për transport të jashtëzakonshëm 767 leje.


Në kuadër të Departamentit të Transportit Tokësor dhe Licensave:


73 licenca të transportit te udhëtarëve. 8 kontraktor për Transport Humanitar të udhëtarëve me autobus – sipas relacioneve. 73 licenca për palë të tretë me qira dhe pagesë. 13 licenca për nevoja personale. 13 licenca për transport të mallrave të rrezikshme. 2 licenca për terminale të mallrave;


Janë dhnë 134 leje bilaterale - Transporti rrugor i udhëtarëve.


148 leje - Transporti i rregullt ndërkombëtar. 2,118 leje për ransport të mallrave.


Janë dhënë këto certifikata:395 certifikata të autobusëve.


100 certifikata ADR për shofer, 20 certifikata ADR për manipunues, 395 Certifikata të


kamionit të lëshuara (dhe për palë të treta), 55 certifikata të bazuara në licencë për nevoja personale.


Aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit 2016 janë:


Është nënshkruar aneks marrëveshja bilaterale në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë e ratifikuar nga të dy vendet. Nismat lidhur me marrëveshjet bilaterale në fushën e transportit me Holandë, Belgjikë, Luksemburg dhe Norvegjia. Nënshkrimi i protokoleve teknike te bashkëpunimit ne fushen e transportit nderkombëtar te udhëtareve dhe mallrave me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Harmonizimi i rrjetit të linjave të transportit ndër urban.Është miratuar ekspozeu i Rrjetit 2016. Pjesëmarrja në grupet punuese për lehtësira në transport (TFWG), dhe takime të ndryshme si:


SEETO, certifikatave për ADR, CORTE, dhe CEFTA.


Bashkëpunim i rregullt me ARH-në, INFRAKOS-in dhe TRAINKOS-in.


Në Departamentin e Aviacionit Civil, janë aprovuar 11 leje te operimit për Avio Kompani ajrore të rregullta dhe sezonale. Janë aprovuar 208 leje të fluturimit Ad Hoc.


Shërbime të organizuara të fluturimit të rregullta dhe charter, kanë ofruar deri më tani gjatë këtij viti 26 kompani ajrore.


Numri i udhëtarëve në ANP: 2015 - 1,549,198 persona, 2016 (deri në Nëntor) - 1,609,410 persona. Rritja e trafikut ajror për periudhën 1 janar – 30 nëntor 2016: 11,5 % ose 166 mijë udhëtarë më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015 Në kuadër të Departamentit të Automjeteve janë monitoruar 282,983 automjete në kontrollim teknik sipas kategorive nga QKTA-ja. Homologimi individual dhe tipor i automjeteve 30,841 sosh. Kontrollimi teknik sipas QKT në Kosovë 314,484. Mbi 20,000 automjete matja e gazrave në QKT (nga muaji qershor 2016). Janë rilicencuar 38 autoshkolla për kategori të ndryshme. Janë licencuar 21 autoshkolla.


Janë rilicencuar 9 qendra për kontrollimin teknik të automjeteve.Janë testuar 609 kandidatë për shofer instruktorë, prej tyre 198 kanë kaluar;


Në kuadër të Departamentit për Patentë-Shofer, janë testuar kanditatët për marrjen e patentë-shoferit, si në tabelën në vijim.


Testimi i kandidatëve në pjesën teorike për të gjitha kategoritë për periudhën: janar- shtator/2016

për herë tëI-rë


Ri


testim


Gjithsej Abstenuan Gjithsej


të testuar


Kaluan Dështuan Kalueshmëria


%


48,865 50,657 99,522 5,465 94,057 40,490 53,567 43 %


Testimi i kandidatëve në pjesën praktike për të gjitha kategoritë për periudhën: janar- shtator/2016


Për herë të


I-rë


Ri


testim


Gjithsej Abstenuan Gjithsej


të testuar


Kaluan Dështuan Kalueshmëria


%


38,678 16,689 55,367 1,038 53,757 36,722 17,035 68.3%


Në kuadër të Deprtamentit të Inspektoriatit, në divizionin e Inspektimit për transport rrugor: 1,369 inspektime me procesverbale. 343 lëndë janë inicuar për gjykatën për kundërvajtje. 23 automjete janë larguar nga komunikacioni rrugor me vendim. 172 vendime për eliminimin e parregullsive. 10 nisje ndër urbane janë inicuar për revokim dhe 306 vërejtje gojore për operatorët transportues.


Divizioni i Inspektimit për infrastrukturë rrugore: 565 inspektime me procesverbale. 29 aktvendime për ndërprerjen e punimeve; 144 aktvendime për eliminimin e parregullsive dhe 41 inicime të procedurave për kundërvajtje.


Divizioni i Inspektimit për kontrolla teknike: 532 inspektime me procesverbale. 420 inspektime të rregullta, ndërsa 49 ri – inspektime. 63 inspektime (të jashtëzakonshme). 52 vendime për eliminim të parregullsive/mangësive (lëshimeve të bëra) dhe 5 inicime të procedurës kundërvajtëse.


Divizioni i Inspektimit për autoshkolla: 1,061 inspektime të autoshkollave me procesverbale. 119 inicime në gjykata për kundërvajtje. 67 aktvendime për eleminimin e mangësive në autoshkolla dhe 11 inicime për revokim te licencës të autoshkollave.


Në Departamentin për Këshillit Për Siguri në Komunikacionin rrugor: Organizimi i tryezës së rrumbullaket për temën ‘’Gjendja e sigurisë rrugore në Kosovë dhe sfidat në të ardhmen’’. Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës rreth shpërndarjes së fletpalosjeve për siguri në komunikacionin rrugor.


Koordinimi i aktiviteteve me MAShT në lidhje me koordinimin për realizimit të masave që dalin nga Plani i Veprimit të Strategjisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor.


Përgatitja e publikimit dhe Strategjisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Planit të Veprimit, në revistën e cila publikohet nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës. Bashkëpunim me Infrakos rreth evidentimit të vendkalimet ilegale si dhe pikat e zeza në baze të Strategjise për Siguri Rrugore.


Janar-Nëntor 2016, dhe krahasimi me vitin 2015 Janar-Nëntor 2015Janar-Nëntor 2016Ndryshimi ne % ( +/- )


Aksidente fatale 108 Aksidente fatale 89-17.6-19


Persona të vdekur120Persona të vdekur100-16.7-20


Aktiviteti i Departamentit Ligjor: Janë miratur në Kuvend dhe shpallë në gazetë zyrtare: Ligji për Patentë- shofer nr.05/L-064 dhe. Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor nr.05/L-088. Te aprovuar ne Qeveri dhe proceduar ne Kuvend: Projektligji për Automjete. Në draftim janë: Projektligji për Rrugët dhe Projektligji për Transportin. 5 Udhëzime Administrative të nënshkruara: UA procedurat dhe tarifat e inspektimit dhe certifikimit të automjeteve për transport të mallrave të rrezikshme. UA për dhënien e certifikatës së sigurisë dhe autorizimin e sigurisë për ndërmarrjet hekurudhore dhe menaxherët e infrastrukturës hekurudhore. UA mbi Stabilimentet dhe Pajisjet për Ngasje të Automjeteve Motorike me Gaz. UA për Kontrollimin Teknik të Automjeteve.


Udhëzimi Administrativ për Ekzpozenë e rrjetit të transpotit hekurudhor) dhe 1 nga QRK (Udhëzim Administrativ për Kompetencat Përgjegjësit Kriteret Procedurat për Emërimin dhe Shkarkimin e Zëvendësdrejtorëve  në Agjencinë e Shërbimeve te Navigacionit Ajror). 3 Udhëzime Administrative pritet të nënshkruhen para perfundimit te vitit. 2 Udhëzime Administrative janë në diskutim publik. 

Foto Galeria

Video Galeria