Ministri Zharku nënshkroi Udhëzimin Administrativ NR.01/2016

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, nënshkroi sot Udhëzimin Administrativ (MI) NR.01/2016 për procedurat dhe tarifat e inspektimit dhe certifikimit të automjeteve për transport të mallrave të rrezikshme.


Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim përcaktimin e procedurave për inspektimin dhe certifikimin e automjeteve për transport të mallrave të rrezikshme, tarifat për inspektimin e automjeteve dhe procedurat për vlerësimin e kushteve për dhënien e autorizimit për subjektin për inspektimin periodik të automjeteve për transport të mallrave të rrezikshme. 


Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ zbatohen për të gjithë operatorët që ushtrojnë veprimtarinë e trasportit rrugor vendor dhe ndërkombëtar të mallrave të rrezikshme për mjetet me motor për transport mallrash. 

 

Shkarko Udhezimin Administrativ 

Foto Galeria

Video Galeria