Ministri Zharku me bashkëpunëtorë përuroi rrugën në Kabash të Vitisë

Sot, Ministri i Infrastrukturës , z. Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë dhe me Kryetarin e Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti përuruan rrugën në Kabash te Vitisë. Kryetari i Komunës së Vitisë falenderoi  Ministrin paraprak z.Fehmi Mujota si dhe Ministrin  Lutfi Zharku  për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin me gjithë bashkëpunëtorë, për realizimin e këtij projekti  dhe tha se presin edhe mbështetje  per realizimin e projekteve ne tri fshatra Terstenik-Lubishte- Korbiq ne gjatesi prej 10 km” tha ai.

 

Image

 

Ministri Zharku tha se sot nuk jemi vetëm për përurimin e kësaj rruge por për të ju mbështetur edhe në projekte tjera sepse kjo pjesë është e një reëndesie të vecantë.

Vlera e kontratës së këtij projekti ka kushtuar  47.038.42, euro ku Ministria e Infrastrukturës ka ndarë 38.488,42 euro ndërsa Komuna e Vitisë 8.550.00 euro.

Segmenti I Pare përmban  gjatësi prej 680m dhe gjerësi  4,2m

Segmenti I dytë me gjatësi prej 140 m dhe gjerësi  3.0m

Punëkryes : Bejta-kom.

Image

 

 

Foto Galeria

Video Galeria