Ministri Zharku dhe kryetari Sinani nënshkruan memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e rrugëve të reja në Kamenicë

Prishtinë

7 shkurt 2016

 

Ministria e Infrastrukturës po vazhdon me realizimin e projekteve të shumta të ndërtimit të rrugëve të reja në gjithë vendin. 

 

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Kamenicës Begzat Sinani nënshkruan memorandum bashkëpunimi për realizimin e projekteve rrugore të kësaj komune. 


Projeket në të cilat do të realizohen në këtë komunë janë:

-Ura e fshatit Topanicë-Kamenicë, në vlerë prej 200,000 euro.

-Asfaltimi i rrugës Kopernicë-Pusi i Zenelit-SHFMU, i cili projekt  do të kushtojë 350,000 euro

- Asfaltimi i rrugës Gllobar deri te Pishat në Kamenicë, në vlerë prej 200,000 euro.

-Asfaltimi i rrugëve lokale në komunën e Kamenicës, në të të cilat projekte do të investohen 150,000.

Në këto projekte Ministria e Infrastrukturës do të investojë gjithësejt 900 mijë euro.

  



  


 

Foto Galeria

Video Galeria