Ministri Zharku dhe kryetari Bashota, nënshkruan një marrëveshje për financimin e infrastrukturës në komunën e Klinës
Prishtinë
9 qershor 2016
Sot, ministri i Infratsrukturës Lutfi Zharku priti në një takim pune kryetarin e komunës së Klinës, Sokol Bashota.
Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Klinës.
Ministri Zharku është shprehur i gatshëm që të ndihmojë komunën e Klinës në realizimin e disa projekteve rrugore.
Andaj, ministri Zharku dhe kryetari Bashota nënshkruan një memorandum të mirëkuptimit për financimin e projekteve rrugore të komunës së Klinës.
Sipas kësaj marrëveshje, Ministria e Infrastrukturës do të bashkëfinancojë në asfaltimin e rrugës në fshatin Kërnicë, me 162 mijë euro, si dhe asfaltimin e rrugës së fshatit Gjurgjevik i Madh, me 127 mijë euro.
Këto projekte të cilat do ti financojë Ministria e Infrastrukturës, kapin vlerën prej 289mijë e 500 euro.