Ministri Zharku dhe kryetari Bashota nënshkruan memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e rrugëve të reja në komunën e Klinës
Prishtinë
7 shkurt 2016
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota, sot nënnshkruan një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projekteve rrugore në komunën e Klinës.
Duke u bazuar në këtë memorandum, në Klinë do të ndërtohen këto rrugë të reja:
-Asfaltimi i rrugës Qupevë-Ujmirë të Klinës, në vlerë prej 350,000 euro.
-Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jashanicë, të cilat rrugë kapin vlerën prej 400,000 euro.
Me këtë memorandum, Ministria e Infrastruktur[s obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, Komuna e Klinës obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.
Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.
Vlera e projekteve që do të financojë Ministria e Infrastrukturës, në këto rrugë është 750 mijë euro.