Ministri z. Liburn Aliu priti në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes
Prishtinë, 26/05/2021
Ministri i MMPHI-së, z. Liburn Aliu, ka pritur sot në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes.
Si çështje kryesore në takim u diskutua për rishikimin e mundësive të reja për mbrojtjen e mjedisit, reduktimin e gazrave në natyrë, efikasitetin e energjisë dhe kalimin në burime te rinovueshme.
Përkitazi me interesimin e znj. Gomes per çështje mjedisore, dhe disa prej aktiviteteve tona që kanë filluar e janë ne proces ne fushën e mjedisit, ajo konfirmoi gatishmërinë e shtetit te saj për mbështetje, me theks të veçantë ne stimulimin e ardhjes së investitorëve të Luksemburgut në Kosovë.
Të dy palët u dakorduan që bashkërisht të arrihen qëllimet e vëna për të shënuar progres në fushën e mjedisit.