Ministri Mujota vizitoi punimet Shipashnicë-Poliqkë të Kamenicës
Ministri I Infrastrukturës, Fehmi Mujota i shoqëruar nga dy zëvendësit e tij, Emin Krasniqi dhe Banush Pacolli, vizitoi sot projektin e rrugës Shipashnicë- Poliqkë të komunës s Kamenicës.
Gjatë kësaj vizite ministri Mujota i pa nga afër aktivitetin e punimeve, të cilat janë duke u zhvilluar në këtë segment rrugor.
Asfaltimi i kësaj rruge e ka dhe një rëndësi tjetër, pasi që asfalti do të arrijë deri në oborrin e shtëpisë së heroti tonë kombëtar Kadri Zekës.
Lidhur me rëndësinë e asfaltimit të kësaj rruge, ministri Mujota tha:” Ky projekt rrugor, do të ndihmojë ne lehtësimin e jetës së banorëve të kësaj zone dhe k[tyre fshatrave si dhe do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik”.
Qeveria e Kosovës, si dhe Ministria e Infrastrukturës, është e përkushtuar, që të bëjë ndërtimine rrugëve të reja, në qdo cep të Kosovës shtoi Mujota.
Sipas Ministrit kjo rrugë ka dy rëndësi, njëra sepse do të ndal migrimin nga ky fshat, ndërsa, tjetra se në këtë fshat është vendlindja e heroit tonë Kadri Zeka.
Ndëra lidhur me zhvillimin e punimeve, Ministri u shpreh se punimet janë duke u realizuar sipas afatit dhe se kjo rrugë do të jetë rrugë me standarde të larta.
Gjatë kësaj vizite, ministrin Mujota e shoqëronin edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të kësaj ane Zenun Pajaziti dhe Basri Musmurati, të cilët i shprehën falenderimet e tyre për Ministrin Mujota dhe Ministrinë e Infrastrukturës, për këtë projekt .