Ministri Mujota, vizitoi Lipjanin dhe projektet rrugore te kesaj komune te cilat jane duke u ndertuar

Në   këtë   takim ministri Mujota dhe kryetari Buja biseduan për thelllimin e bashkë punimit, të mëtutjeshëm në vazhdimin e realizimit të projekteve të reja të   Infrastrukturës rrugore në   këtë   komunë.

Pas vizites së  punimeve, te cilat jane duke u zhvilluar në   hyrje të këtij qyteti dhe pas njoftimit me projetkin për njërin nga udhëkryqet që gjendet në hyrje të   Lipjanit, ministri Mujota tha:

“Sot jemi në  një  vizitë   pune në   komunën e Lipjanit, ku po punohet në  një  projekt shumë të rëndësishëm për këtë komunë. Në këtë takim kryesisht biseduam për projektin i cili po zhvillohet në  hyrje te ketij qyteti  dhe i cili është   bashkë  financim i kësaj komune me Ministrinë   e Infrastrukturë. Ky projekt po zhvillohet me një   dinamikë   të   punimeve në   më nyrë   të   përshpejtuar, ndërsa punimet pritet që  të përfundojnë  në afatin e paraparë   sipas kontratës.

Në  projektin i cili është duke u realizuar në   hyrje të   qytetit të Lipjanit, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e infratsrukturës ka investuar me 615 mijë euro, ndërsa komuna e Lipjanit, ka investauar në vlerë  prej 700 mijë   eurove.

Me këtë  rast, ministri Mujota pohoi se është   duke u punuar në   tërë   Kosovën, në ndë rtimin e rrugëve, ka ardhur koha që   t’u kushtohet rëndë  si rrugëve që e ngrisin cilë sinë e jetës, së   qytetarëve dhe jo më   projeteve emergjente.

Në   kuadër të   vizitave tona të   rregullta që   do të   bëjmë  aty ku kemi projekte në realizim do të   bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës e ka bërë   një   investim të   mirë   të   projekteve publike për të   mirën e qytetarëve në gjitha rajonet aty ku ka më   tepër nevojë, vlersoi ministri Mujota  .

Ne do të   vazhdojmë   edhe më  tutje fuqishëm me investime të reja, në ato pjesë   të   Kosovës, ku ka pasur mungesë të projekteve të tilla.

Ministri Mujota beri te ditur: “ Me kryetarin Buja kam biseduar edhe projektin madhor nacional për Autostradën Prishtinë -Hani i Elezit, i cili projekt përshkon në   një   territor të   gjerë   të   kësaj komune. Në   këtë   projekt jemi në   procedura të   rregullta të   parakualifikimit në   përzgjedhjen e këshilltarit të   transkasionit, natyrisht është   hapur edhe shprehja e interesit. Deri në   fund të   vitit presim që   ne si ministri të   përfundojmë   me përgatitjen teknike dhe krijimin e kushteve të volitshme buxhetore dhe pastaj të nënshkruhet edhe kontrata për këtë rrugë.

“Rruga e Kombit” ësht duke vazhduar, ajo do të   vazhdojë, dhe me këtë   project do të lidhen tri qendra të   mëdha, Prishtina-Tirana dhe Shkupi. Me këtë   rast Lipjani do të   jetë   një   përfitues i madh nga ky projekt, në   kuptimin e zhvillimit akonomik dhe atë   të   qarkullimit të   qytetareve” shtoi ministri Mujota.

Gjatë   takimit të   sotëm, ministri Mujota dhe kryetari Buja, përcaktuan edhe një   pikë  tjetër e cila ka të   bëjë   me sigurinë   në   komunikacion, konkretisht per projektin  në   udhëkryqin e rrugëve Prishtinë  -Lipjan-Shtime-Suharekë   dhe Prizen, si dhe ajo e Aeroportit. Ne kete do të   realizohet ndërtimi në   një   rreth rrotullimi. Ky investim do të   jetë   në   ngritjen e sigurisë   në   këtë   pjesë  , për shkak se është   një   rrugë   e cila ka një   qarkullim të   madh të   automjeteve. Ky project do të   realizohet gjatë   kë  tij viti, pasi që   inxhinierët kanë   kryer punën teknike.

Ndërsa, kryetari Buja e falenderoi ministrin Mujota për vizitën e tij si dhe përkrahjen e kësaj ministrie dhënë komunës së Lipjanit.

Projektin më madhor për këtë komunë, Ministria e Infratsrukturës për komunë n e Lipjanit e dha në  realizimin e zgjerimit të   rrugës së   këtij qyteti në   katër korsi, e cila rrugë   lidhet me rrugën magjistrale Prishtinë  -Shtime-Suharekë  -Prizren.  

Buja gjithashtu shprehu falenderimet tij edhe për ndërtimin e rrethrrotullimit në   hyrje të  Lipjanit, sepse sipas tij në këtë pikë të zezë do të shtohet siguria e qytetarëve në  komunikacion.

 

Foto Galeria

Video Galeria