Ministri Mujota u njoh me zhvillimin e punimeve në Autostradë, në segmentet shtatë, tetë dhe nëntë
Sot, ministri i infrastrukturës, Fehmi Mujota, me bashkëpunëtorë, vëzhgoi nga afër zhvillimin e punimeve në Autostradë, në segmented shtatë, tetë dhe nëntë.
Lidhur me atë se në cilën fazë janë punimet, që janë duke u realizuar nga konzorciumi “Bechtel & Enka”, ministri Mujota i njoh nga menaxheri i projektit Chris Jennaons.
Në prononcimin e tij për media ministri Mujota theksoi:” Sot jemi në vizitë të rrgullt pune, në Rrugën e Kombit, në segmentet shtatë, tetë dhe nëntë. Autostrada po realizoeht me një dinamikë shumë të lartë, një projekt i cili në kuptimin infrastrukturor e ka transformuar Kosovën, dhe që ka reflektuar jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin. Është projekti i cili po realizohet me shpejtësinë më të madhe në Evropën Juglindore, një sukses i jashtëzakonshëm i Qeverisë dhe kompanisë punëkryerëse, duke iu falenderuar një bashkëpunimi shumë të ngushtë të gjithë akterëve në punim”.
“Jemi të bindur se këtë projekt do t’a përmbyllim 13 muaja para afatit dhe festat e fundvitit qytetarët e Kosovës, do t’i kalojnë duke qarkulluar në gjithë autostradën e vendit tonë” tha ministri Mujota.
Ministri Mujota, për rëndësinë që ka ky projekt si dhe për projektin e realziar me sukses theksoi:” Ky projekt deri më tani ka marrë dy çmime ndërkombëtare si projekti më i mirë, shpresojmë se ende do të marrë çmime të tilla sepse, është bërë një punë shumë e madhe dhe një punë shumë cilësore”.
Ndërsa për dinamikën e këtyre punimeve ministri Mujota shtoi se Autostrada po ndërtohet me një dinamikë shumë të lartë dhe me standarde shumë të larta dhe natyrisht edhe me cilësi shumë të lartë.
“Neve na gëzon fakti që ne po përfundojmë një projekt të madh gjatë këtij viti, dhe pas tij do e nisim një projekt tjetër të rëndësisë së njëjtë, Autostradën Prishtinë-Shkup, e që për këtë projekt do presim ofertuesit deri më 11 tetor. Presim që deri në fund të këtij viti ta arrijmë nënshkrimin e kontratës dhe fillimin e këtij projekti i cili do të lidhë korridorin tetë me korridorin dhjetë”, vlerësoi ministri Mujota.
Ndërsa, menaxheri i projektit të kompanisë “Bechtel & Enka”, Chris Jennaons, tha:” Jemi shumë të lumtur që edhe këtë vit punuar së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës, e që mund të themi se ishte vit i suksesshëm. Ajo që ishte e veçantë në këtë bashkëpunim ishte kjo që po punohet për rreth Prishtinës, pasi që këto segmente ishin në një pjesë me shumë trafik dhe me shumë biznese rreth e rrotull, dhe tp gjitha këto punë u realizuan me sukses.
Deri më tani punimet në këto segmente rrugore kanë përfunduar rreth 80 për qind.