Ministri Mujota takoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota priti sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë,Dr. Ernst Reichel.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy shteteve mike Kosovës dhe Gjermanisë, si thellimin dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi.
Ministri Mujota shprehu falenderimin për mbështetjen e ambasadorit dhe shtetit gjerman në Kosovë, që kanë dhënë në ndërtimin e institucioneve të vendit tonë, si dhe ndihmën financiare të dhënë në shumë fusha.
Me këtë rast Ministri Mujota, e informoj ambasadorin Reichel, me të arriturat e kësaj ministrie si dhe me aktivitetet dhe projektet të cilat po i realizon Ministria e Infratsrukturës, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe modernizimit infratsrukturor të vendit tonë.
Ndërsa në anën tjetër, ambasadori gjerman, z.Reichel, e falenderoi ministrin Mujota për pritjen dhe njoftimin për projektet të cilat po i realzion Ministria e Infrastrukturës, si dhe shprehu gatishmërinë e thellimit të këtij bashkëpunimi.
Në këtë takim u konstatua bashkërisht, se ka mundësi dhe haprisë që investimet dhe partneriteti i Kosovës me Gjermaninë të rritet edhe më shumë.