Ministri Mujota priti një delegacion nga Banka Evropian për Rindërtin dhe Zhvillim (BERZH)
Sot ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, priti dhe u takua me njëdelegacion nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me Manish Vasistha dheAlexandry Chirmiciu.
Ky delegacion është duke i bërë një vizitë Republiës së Kosovës, vizitë kjo e para enjë delegacioni të tillë pas anëtarësimit të vendit tonë në këtë institucion financiar ndërkombëtar.
Në takimet që kishte ministri Mujota me delegacionet e BERZH-it, i njoftoi me punët dheprojektet e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ministri Mujota ka prezantuar një numër të konsiderueshëm të projekteveinfrastrukturore: ndërtimin e Autostradave, ndërtimin e rrugëve, zgjerimin dhemodernizimin e rrjetit hekurudhor të Kosovës, si dhe projektet thera në fushat epërgjegësitë e kësaj ministrie.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e BERZH-it, u zotuan se do të analizojnë të gjitha projektetdhe nevojat e Kosovës, në lëminë e Infrastrukturës.
Duke qenë takimi i parë zyrtar pas anëtarësismit të vendit tonë në këtë institucionfinanciar, palët u dakorduan që të vazhdojnë që të zgjerojnë bashkëpunimin në të gjithadrejtimet me qëllim të përfitmit dhe mbështetjës më të gjerë të BERZH-it, në zhvilliminekonomik dhe infastrukturor të vendit tonë.