Ministri Mujota priti në takimin lamtumirës, ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov

Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota, priti sot në një takim lamtumirës, ambasadorin e Maqedonisë në Prishtinë,  Stojan Karajanov.

Në këtë takim, ministri Mujota e falenderoi ambasadorin nga Maqedonia për bashkëpunimin e deri tanishëm.

Kreu i Ministrisë së Infrastrukturës, gjithashtu shtoi se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë duhet të thellohet edhe më tutje në fushat që i përkasin ministrisë të cilën e drejton, si në infrastrukturë, transport të mallrave dhe udhëtarëve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve fqinje-Kosovës dhe Maqedonisë.

Ministri Mujota, i uroi suksese ambasadorit në misionin e tij të ardhshëm, si dhe e siguri se bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Infrastrukturës, dhe ambasadës maqedonase në vendin tonë do të thellohet edhe me tutje.

Ndërsa, në anën tjetër ambasadori i Republikës së Maqedonisë, Stojan Karajanov  e falenderoi ministrinë për bashkpunimin e deri tanish[m dhe theksoi se bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës, konkretisht me ministrin Mujota ishte në nivelin më të lartë.

 

 

Foto Galeria

Video Galeria