Ministri Mujota, priti ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, priti në takim ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës së Shqipërisë, Edmon Haxhinasto.

Ministri Mujota, pasi e uroi në emërimin për postin e ri, e njoftoi ministrin Haxhinasto, lidhur me punët dhe aktivitetet që ka realizuar Ministria e Infrastrukturës, duke e përfshirë Rrugën e Kombit si dhe aktivitetit rreth fillimit të ndërtimit të Autostradës Prishtinë-Shkup.

Në këtë takim ministrat Mujota dhe Haxhinasto, biseduan edhe për hekurudhat, dhe aktivizimin e linjave hekurudhore, në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Temë e këtij takimi ishte edhe funksionimi I linjës ajrore  Prishtinë-Tiranë-Prishtinë dhe anasjelltas.

Gjatë këtij takimi, ministri Haxhinasto e falenderoi ministrin Mujota, për pritjen vëllazërore si dhe shprehu gatishmërinë e tij të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit të dy dikasterëve qeveritarë, në të ardhmen.

Ministrat Mujota dhe Haxhinasto u dakorduan që të të ardhmen të vazhdohet me bashkëpunimin në radhën e prioriteteve të të dy vendeve tona, bashkëpunim ky i cili do të ndikoi  në zhvillimin e përgjithshëm infrastrukturor, lehtësinë e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave në funksion të integrimit rajonal dhe më gjerë.

Foto Galeria

Video Galeria