Ministri Mujota priti ambasadorin Hungarez , Lorant Balla
Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, priti sot në një takim pune ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Lorant Balla.
Në këtë takim u bisedua për vazhdimin si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.
Si temë e këtij takimi ishte edhe arritja e marrëveshjës për transportin rrugor në mes të të dyja vendeve e cila marrëveshje tashmë është inicuar. Përkitazi me këtë pritet që së shpejti ,të takohen grupet teknike-profesionale të të dyjave vendeve dhe ta përfundojnë punën rreth propozim tekstit të kësaj marrëveshje.
Ambasadori Balla, u interesua rreth punimeve në projektin e Autostradës Vërmicë-Merdar por edhe rreth projekteve tjera të infrastrukturës rrugore të vendit tonë.
Me këtë rast ministri Mujota e njoftoi ambasadorin Balla se realizimi i punimeve në ndërtimin e Autostradës Vërmicë-Merdar është duke vazhduar sipas planifikimeve dhe dinamikës së paraparë.