Ministri Mujota prezantoi punën e realizuar në gjastë mujorin e parë të këtij viti, të Ministrisë së Infrastrukturës
Në konferencën për media, që u mbajt sot në Ministrinë e Infrastrukturës, ministri Fehmi Mujota prezantoi punën e Ministrisë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Ministria e Infrastrukturës nga fillimi i vitit, ka punuar për realizimin e Planit të punës për vitin 2012. Deri tani janë realizuar me sukses projektet, është menaxhuar buxheti dhe janë përmbushur detyrat e përcaktuara, ndërkohë po punojmë që deri në fund të vitit t’i realizojmë plotësisht objektivat tona, tha në fillim të fjalë së tij ministri i Infratsrukturës fehmi Mujota.
Ndërsa sa i përket infrastrukturës ligjore, në Ministrinë e Infrastrukturës ministri Mujota pohoi:“Është punuar në hartimin akteve ligjore e nënligjore si:
Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit 02/L-70 për Siguri në Komunikacionin rrugor në konsulecë me “Egis Internacional”.
Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.2004/1 për transport rrugor i plotësuar me Ligjin nr.02/L-127.
Udhëzimi Administrativ 2/2012 për licencimin e Operatorëve të transportit hekurudhorë.
Udhëzimit Adm. 3/2012 për licencimin e Menaxherëve të infrasrtrukturës.
UA 4/2012 për dhënien e Certifikatës së sigurisë dhe autorizimin e sigurisë për ndërmarrjet hekurudhore dhe menaxherët e infrastrukturës hekurudhore.
Rregullorja 01/2012 për Këshillin e Drejtorëve të Departamenteve.
Strategjia sektoriale e Ministrisë të Infrastrukturës.
Projektrregullorja për Organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës.
Ndërsa në Sekretariatin për Siguri në Komunikacionin rrugor, sipas ministrit Mujota gjatë këtyre muajve është arritur:
Hartimi i Strategjisëa për Siguri në Komunikacionin Rrugor si dhe Plani i Veprimit dhe pritet aprovimi ne Qeveri së bashku me BE-në.
Janë mbajtur 2 takime të Këshillit për Siguri në komunikacionin rrugor dhe janë dhënë rekomandimet përkatëse.
Numri i aksidenteve fatale në këtë periudhë viti është më i vogël se në periudhën e njëjtë të vitit 2011 për -10.4 %. Numri i të vdekurve ka rënë për – 17.0 %, ndërsa numri i të lënduarve për – 5.4 %.
Këmbësor të vdekur ka për 26.3 % më pak, ndërsa lëndime këmbësorësh për 6.6 %.
Ministri Mujota vlerësoi se në Departamentin e Transportit është miratuar Deklarata e Rrjetit hekurudhor për vitin 2013 në mes të Kompanive Infrakos dhe Trainkos, e cila ka qenë edhe kërkesë e Komisionit europian në fushën e hekurudhave.
Janë dhënë 96 leje për transport vendor e ndërkombëtar të udhëtarëve.
Janë dhënë 90 leje për transportin lokal e ndërkombëtar të mallrave si dhe 6 licenca për transport të mallrave të rrezikshme.
Janë dhënë 71 certifikata të ADR-ës për shofer në Transportin e mallrave të rrezikshme
Ndërsa në Inspektorat, janë inspektuar 1406 operatorë të transportit publik.
Janë iniciuar 22 procedura për revokimin e licencave
Janë lëshuar 13 aktvendime për ndërprerjen e përkohshme të punës.
14 aktvendime për eliminimin e parregullsive.
Janë iniciuar 8 procedura në Gjykatat Komunale për Kundërvajtje.
63 automjete janë përjashtuar nga komunikacioni për 48 orë.
Janë kthyer nga pika kufitare 39 automjete pa dokumentet përkatëse dhe janë bërë 7 kërkesa për anulimin e certifikatave të autobusëve, tha ministri Mujota.
Sipas kreut të MI-së, gjatë pjesësë së parë të këtij viti, janë arritur disa marrëveshje dhe protokole:
Janë në proces marrëveshjet bilaterale me Francën, Hungarinë, Gjermaninë, Suedinë dhe Çekinë bazuar në Ligjin mbi Marrëveshjet ndërkombëtare.
Është përafruar Marrëveshja me Republikën e Sllovenisë dhe është nënshkruar Protokolli i përbashkët.
Lidhur me Integrimet Evropiane, ministri Mujota vlerësoi se janë zhvilluar keto aktivitete:
Takimi sektorial në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit me Komisionin Evropian.
Takimi Plenar i Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit (STM).
Përgatitja e raportit për Studimin e Fizibilitetit.
Bashkëpunimi me ekspertët e konsulencës EGIS Internacional në përpilimin e strategjisë për transportin multimodal dhe planin e veprimit.
Takime zyrtare dhe pjesëmarrje në trajnimet e SEETO-s.
Koordinimi për plotësimin e pyetësorit të Komisionit Europian.
Është harmonizuar protokolli i përbashkët i komisionit teknik me Malin e Zi.
Në maj është arritur protokolli i përbashkët i komisionit teknik me Republikën e Shqipërisë.
Është nënshkruar marrëveshje bilaterale me Shqipërinë për njohjen e lejeve të vozitjes
Aktivitete të ngjeshura sipas ministrit Mujota, ka pasur edhe në Aviacioni Civil:
Deri me tani në Kosovë janë licencuar gjithsej 38 avio kompani, momentalisht operojnë 25 avio kompani.
Këtë vit është licencuar një Avio kompani e re (Neë Livingston nga Italia).
Janë dhënë 62 leje për ad-hoc operime, janë pranuar dhe proceduar gjithsej 37 ankesa te udhëtarëve
Këshilli i NATO-s, sipas përgjegjësive që ka në hapësirën tonë ajrore, ka marrë vendim që përkohësisht t’i delegohet Hungarisë ofrimi i shërbimeve në hapësirën e lartë ajrore të Kosovës.
Hungaro Control-i do t’i ofrojë shërbimet për aeroplanët në mbikalim në hapësirën e lartë ajrore të vendit tonë. Mbikalimet do të fillojnë në qershor 2013
Në Departamenti i Automjeteve, Ministri Mujota vler[soi : “
Është hatuar projekt udhëzimi administrativ “Mbi stabilimentet dhe pajisjet për ngasje të automjeteve motorike me gaz”, me të cilin rregullohet vendosja e pajisjeve me gaz në automjete, rritet siguria dhe mënjanohet vendosja jolegale e instalimeve të këtyre pajisjeve.
Janë përpiluar pyetjet për testimin e kandidatëve për shofer nga ekspertët tanë.
Janë 1200 pyetje, dhe të gjithë të interesuarit duke filluar nga e hëna 13 gusht e tutje do të kenë mundësi që online t’i lexojnë në web faqen e ministrisë”.
Aktivitetet më të ngjeshura sipas ministrit Mujota këtë gjashtëmujor janë realizuar në Infrastrukturë rrugore:
Janë lëshuar për qarkullim edhe 4 km tjerë të Autostradës, ndërsa punohet në seksionin 5, sipas dinamikës presim që deri në nëntor të lëshohet në qarkullim deri në Gjurgjicë (Prishtinë-Pejë). Pagesa për Autostradë për këtë periudhë është 155.299.999€
Pas Vendimit të Qeverisë për krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për Rrugën 6 “Prishtinë-Hani i Elezit”, kanë filluar procedurat teknike e administrative.
Është bërë shpallja për shprehjen e interesit për Këshilltar të shërbimeve të transaksionit dhe për kompanitë e interesuar për ndërtimin e kësaj rruge. Presim që deri në mes të shtatorit të kemi interesim të mjaftueshëm të kompanive të interesuara.
Nga 23 projekte kapitale të bartura nga viti i kaluar, 7 prej tyre kanë përfunduar 7, në të gjitha projektet tjera vazhdojnë punimet dhe disa nga to janë afër përfundimit.
Janë 91.93 km rrugë të reja që po realizohen përmes projekteve tona.
Ka vazhduar realizimi i projekteve për zgjerimin e rrugëve Nacionale M2 dhe M9.
Është finalizuar Ndërtimi i rrethrrotullimit në udhëkryqin e rrugëve M2 dhe M9 në Prishtinë (rrethrrotullimi).
Janë në përfundim 4 ura të filluara më heret ndërsa nga 3 tjera, të kontraktuara këtë vit janë përfunduar dy nga to (Sllup-Deçan, Dubovë-Istog).
Në vitin 2011 ka përfunduar ndërtimi i 20.7km, rrugë rajonale: rruga rajonale R209 segmenti: Bresalc - Kishnapole - Gadime -Vrellë në gjatësi prej 17.17km, dhe Zgjerimi i rrugës rajonale R107 segmenti “Nasheci–Prizren” me gjatësi 2.9km.
Për këtë vit ishin planifikuar 18 projekte:
Ndërtimi i rrugës Kuqishtë – Bogë, 8.5 km
Asfaltimi i rrugës në fshatin “Suriganë” –Komuna e Istogut
Asfaltimi i rrugës në Fshatin Zallq – Komuna e Istogut
Mirëmbajtja verore 2012
Asfaltimi i rrugës: Lutogllavë – Sferkë e Thatë
Ndërtimi i rrugës në Vitomiricë – Komuna e Pejës “
Mirëmbajtja dimrore 2012 -2013
Ndërtimi i rrugës: Majac – Lupç i Epërm – Popovë “, komuna e Podujevës
Sinjalizimi dhe Mirëmbajtja e paisjeve në rrugët magjistrale dhe rajonale të Kosovës
“Rehabilitimi i rrugës R125, Batllavë – Orllan: nga km 9 deri 17
Ndërtimi i rrugës Viti e Marecit – Çukë, komuna e Prishtinës
Ka vazhduar realizimi i projekteve për zgjerimin e rrugëve Nacionale M2 dhe M9.
Është finalizuar Ndërtimi i rrethrrotullimit në udhëkryqin e rrugëve M2 dhe M9 në Prishtinë (rrethrrotullimi).
Janë në përfundim 4 ura të filluara më heret ndërsa nga 3 tjera, të kontraktuara këtë vit janë përfunduar dy nga to (Sllup-Deçan, Dubovë-Istog).
Në vitin 2011 ka përfunduar ndërtimi i 20.7km, rrugë rajonale: rruga rajonale R209 segmenti: Bresalc - Kishnapole - Gadime -Vrellë në gjatësi prej 17.17km, dhe Zgjerimi i rrugës rajonale R107 segmenti “Nasheci–Prizren” me gjatësi 2.9km.
Në programin e bashkëfinancimit janë nënshkruar 18 marrëveshje për bashkëfinancim të projekteve 2vjeçare me komuna në vlerë prej 5.728.915 €:
Asfaltimi i rrugës Kosavë-Pllajnik, Dragash .
Rikonstruimi i Rrugës Junik – Voksh, Junik.
Trotuari Pejë-Deçan, segmenti "Lebushë - Isniq - Deçan".
Asfaltimi i rrugës Aqarevë-Siqevë, Skenderaj.
Asfaltimi i rrugës Rakinicë-Lagjja Dajaku dhe Rakinicë-Lagjja Durmishi.
Asfaltimi i rrugës Lagja e re – Pustenik, Hani i Elezit.
Asfaltimi i rrugës në fshatin Dugajevë, Pejë.
Asfaltimi i rrugës Zoqishtë-Retine e Ulët, Rahovec.
Asfaltimi i rrugës Mamushë – Retijë, Mamushë.
Asfaltimi i rrugës Magjistrale-Grejkoc, Suharekë.
Asfaltimi i rrugës Brigada 123, Suharekë.
Asfaltimi i rrugës Slivovë – Dremjak, Ferizaj.
Rikonstruimi i rrugës: Ferizaj – Nerodime, segmenti 1: Rruga “ Epopeja e Jezercit “.
Asfaltimi i rrugës Viti e Marecit – Çukë (Prishtinë).
Asfaltimi i rrugës Mollopolc-Dremjak.
Asfaltimi i rrugës Zona Industriale, Shtime.
Asfaltimi i rrugës Rashincë-Gllavicë-Koshare.
Me rishikim të buxhetit janë edhe 12 projekte të reja në vlerë prej 2.087.113 €, për të cilat po përgatiten përmasat dhe specifikacionet teknike dhe presim që shpejt ti procedojmë:
Rikonstruimi i Rrugës Regjionale Orllan-Bervenik – Kufi, Podujevë
Asfaltimi i rrugës ne fshatin Peqan i Madh – Peqan i vogël, Suharekë
Asfaltimi i rrugës Pogragjë – Llovcë, Gjilan
Asfaltimi i rrugës ne fshatin Poliçkë, Kamenicë
Ndertimi i rrugës me 4 korsi ne qender te Lipjanit, Lipjan
Asfaltimi i rrugës Ferizaj – Nderodime, Ferizaj
Ndërtimi i rrugës M2 Qendra e Paniaireve të Kosovës, Prishtinë
Asfaltimi i rrugës Gajre-Ivaje-Strazh, faza e dytë, Kaçanik.
Zgjerimi i rrugës R- 10, segmenti varrezat e Dëshmorëve - Ura e Landavicës, Prizren.
Asfaltim i rrugës ne fshatin Gllanasell, Drenas.
Asfaltimi i rrugës Prekoc - Marevc – Flotacioni i VI Krilevë, Prishtinë.
Asfaltimi i rrugës Rashiq – Turjakë, Pejë.
Pas procesit të prokurimit tashmë është përzgjedhur kompania për mirëmbajtjen e Autostradës dhe shpejt do të nënshkruhet kontrata me të
Për këtë vit Ministria e Infrastrukturës ka pasur një buxhet prej 280.470.522.00. Ndërsa deri më tani janë shpenzuar 176.466.560.03, ose shprehur në për qindje 62.92.