Ministri Mujota po qëndron në vizitë tre ditore në Kroaci

Ministri i Infrastrukturës së Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Fehmi Mujota, me ftesë të Ministrit të Transporteve, Detit dhe Infrastrukturës të Republikës së Kroacisë  z. Bozhidar Kalmeta, po qëndron në një vizitë zyrtare tre ditore, në Republikën e Kroacisë.

 

Gjatë kësaj vizite përveç  takimit zyrtar me z. Kalmeta, Ministri Mujota do të ketë takim edhe me Drejtorin e Institutit të Ndërtimtarisë së Kroacisë dhe në Drejtorinë e Autostradave të Kroacisë.

Foto Galeria

Video Galeria