Ministri Mujota, përuroi rrugën e re mbi 8 kilometra, Majac-Lupç i Epërm-Popovë, të Podujevës

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, sot e përuroi rrugën e re të 

asfaltuar, e cila lidh tri fshatra të komunës së Podujevës, Majac-Lupq i Epërm-Popovë, 

të komunës së Podujevës.

Me këtë rast ministri Mujota theksoi se Qeveria e Kosovës është duke vazhduar në 

ndërtimin e rrugëve të reja, në gjithë Kosovën. Ne si Ministri e Infrastrukturës, jemi duke 

realizuar projekte te cilat do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj 

ane.

“ Investimi në këtë rrugë, është realizuar, pasi që është parë e nevojshme, për të gjithë 

banorët e kësaj zone të Llapit. Kjo rrugë do të lehtësoijë jetën e banorëve të kësaj ane, 

si dhe do të bëjë më të lehtë zhvillimin ekonomik”. 

Projekti i kësaj rruge ka kushtuar mbi 850 mijë euro, dhe është financuar nga Ministria 

e Infrastrukturës, ndërsa gjatësia e kësaj rruge është 8.24 kilometra.

Sipas ministrit Mujota në afatin kohor 2008-2013, Ministria e Infrastrukturës, në 

komunën e Podujevës ka investuar 18 projekte rrugore, ndërsa gjatësia e rrugëve është 

mbi 8.82 kilometra, në vlerë prej 15.071.000 euro.

Në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2013, janë realizuar 5 projekte të asfaltimit të 

rrugëve të reja, në vlerë financiare 2milionë e 790 mijë euro.

Ndërsa, gjatë këtij viti, do të realizohen 2 projekt, projekti Kërpimeh –Kaqandoll, si dhe 

asfaltimi i rrugës Pollatë-Reçicë-Demahmet.

Në këtë përurim të pranishëm ishin edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Latif Gashi, 

Hashim Deshishku, zëvendësministri Forcës dhe Sigurisë, Muhamet Latifi e të tjerë.

Foto Galeria

Video Galeria